Botë

Siberi, 15 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

26.11.2015 09:25

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri komercial në rajonin rus Krasnojarks në Siberi...

Në helikopter ishin 26 persona, kur ai u përplas në lumin Jenisej, afro 10 kilometra nga qyteti Igarka.

Zyrtarët kanë thënë se 10 persona janë shpëtuar me plagë, ndërsa një person konsiderohet i zhdukur.

Hetimet lidhur me shkaqet e përplasjes së helikopterit janë në rrjedhë e sipër.