Maqedoni

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit 12 aksidente dhe 9 persona të lënduar

26.11.2015 10:11

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve...

Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja  të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik vozitës, dy bashkëudhëtarë, tre këmbësorë, një biçikletist dhe një vozitës i mopedit.
 
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore. Fatkeqësia ka ndodhur në orën 7 e 50 minuta në bulevardin "Jane Sandanski"  përballë QT "Tri biseri" mes dy autobusëve, të drejtuara nga qytetarë të Shkupit.
 
Si pasojë e fatkeqësisë lëndime të rënda trupore kanë marrë tre udhëtarë në autobus,  ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy drejtuesit e autobusëve dhe 10 udhëtarë në autobus.
 
Me rastin e ditës së flamurit shqiptar, nxënësit nga shkolla e mesme "Cvetan Dimov" dhe "Arsenie Jovkov" sot do të mbajnë marsh me fillim në orën 12:00, i cili do të zgjasë deri në orën 15:00.
 
Pjesëmarrësit e marshit do të fillojnë të lëvizin para ndërtesës  së "SH.M "Cvetan Dimov", pastaj nëpër rrugën Xhon Kenedi, te "Vero", në të djathtë nëpër rrugën "Cvetan Dimov", në vazhdim nëpër bulevardin "Kërste Misirkov" djathtë nëpër bulevardin "Goce Dellçev" deri në sheshin "Skenderbeu".
 
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit  nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmeren masa  adekuate  për sigurim të komunikacionit,  ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe rikahëzim të të tij.
 
Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot do të mbajë ligjëratë për komunikacionin me fillim në orën 19:00 në hapësirat e stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.
 
Do të mbahet edhe punëtori edukative SH.F. "Kliment Ohridski" e cila gjendet në Draçevë në rajonin e komunës së Kisella Vodës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt./Mia