Maqedoni

Program për përkrahje në zhvillimin e sipërmarrësisë së grave

26.11.2015 10:34

"Sipërmarrës briliantë" është quajtur programi për përkrahje të zhvillimit të sipërmarrësisë së grave, moduli i parë i të cilit ishte hapur mbrëmë në Veles...

Marrin pjesë dhjetë gra sipërmarrëse nga Maqedonia dhe nga pesë pjesëmarrëse nga Kosova dhe Shqipëria.
 
Programi është përkrahur nga ambasadat e Holandës në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Përmes tre moduleve interaktive në kohëzgjatje prej shtatë muajve,  pjesëmarrëset  nën udhëheqësi të ekspertëve holandez do të mund t'i avancojnë shkathtësitë e tyre të menaxhimit dhe të njoftohen me trendet më të reja në menaxhimin modern të kompanive.
 
"Moduli i parë i cili do të zhvillohet këtë javë në një lokacion në Veles, do të përqëndrohet në identifkimin e talentëve të grave-sipërmarrëse dhe vendosjen e qëllimeve të biznesit të cilat do të donin t'i arrinin në periudhën e ardhshme. Secila nga pjesëmarrëset do të marrë orientime dhe përkrahje për sjelljen e inovacionit të caktuar për biznesin e tyre, që do të implementohet  në kohëzgjatje të programit", kumtoi Ambasada e Holandës në Maqedoni.
 
Në pjesën e dytë të programit, nga data 6 deri më 11 mars të vitit të ardhshëm do të organizohet mision tregtar pesëditësh në Holandë në suaza të së cilës gratë sipërmarrëse do të takohen me partnerët afarist potencial, gra sipërmarrëse nga Holanda dhe do të fitojnë njohuri dhe përvoja të reja përmes vizitave të organizuara të kompanive holandeze të cilat janë aktive në veprimtari dhe industri të ngjashme. 
 
Krahas grupit të parë prej 20 pjesëmarrësve,  plotësisht do të përfshihen edhe 20 gra të reja sipërmarrëse të cilat kanë dëshirë ta fillojnë biznesin e tyre personal.
 
Ato do të marrin përkrahje për realizimin e planit të tyre përmes udhëzimeve personale dhe  këshillimin në kohëzgjatje prej shtatë muajsh nga ana e pjesëmarrësve  në programin "Sipërmarrëse briliante"./Mia