Maqedoni
Konferencë rajonale për sipërmarrësi rinore në Ballkanin Perëndimor
26.11.2015 11:01
Në organizim të Këshillit britanik sot në Shkup do të mbahet konferencë rajonale për sipërmarrësinë e të rinjëve në vendet e Ballkanit Perëndimor...

Përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi në tryezë të përbashkët do të debatojnë për çështje të ndërlidhura me sipërmarrësinë e të rinjëve dhe për mundësitë për bashkëpunim rajonal në këtë fushë. Janë ftuar 50 pjesëmarrës nga rajoni, duke përfshirë kreatorë të politikave dhe bartës së vendimeve, përfaqësues të sekorit afarist, si dhe të rinj dhe sipërmarrës kreativë.
Folës nga Britania e Madhe dhe nga pesë vendet e rajonit do të diskutojnë në temën "Nxitje e sipërmarrësisë rinore nëpër katër fusha tematike: sipërmarrësi në reformat arsimore, politika qeveritare dhe masa, pikëvështrime të inkubatorëve afaristë dhe roli i rrjeteve dhe organizata rinore.
Siç është paralajmëruar, konferencaën duhet ta hapë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqaim Ademi, ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Edmund Garet dhe drejtoresha rajonale për arsim në Këshillin britanik, Helen Silvester.
Konferenca zbatohet si pjesë e projektit "Nxitje e sipërmarrësisë rinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor" dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore dhe i përfshin pesë vendet e rajonit: Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi./Mia
