Maqedoni

Fillon Java e pestë e disenjit në Shkup

26.11.2015 11:16

Java e pestë e disenjit në Shkup (Skopje design week) do të mbahet prej sot deri më 29 nëntor, të këtij viti në lokacion të ri...

Java e pestë e disenjit në Shkup (Skopje design week) do të mbahet prej sot deri më 29 nëntor, të këtij viti në lokacion të ri, në Qendrën për disenj dhe inovacione Dhoma publike, e cila u hap muajin e kaluar.
 
Hapja zyrtare është sonte me ekspozitën "Public Jazz Groovers", ndërsa prezantimet dhe konceptet inovative do të mbahen në tre ditët e ardhshme.
 
Manifestimi edhe këtë vit do të ofrojë ligjerime dhe punëtori për disenjerë dhe arkitektë, me mbi 150 pjesëmarrës nga Maqedonia dhe nga disa vende, punëtori për fëmijë dhe program muzikor. Në fokus të edicionit të sivjemë do të jetë ekspozita "Disenjerë të rinjë ballkanikë".
 
Me rastin e jubileut të vogël, do të prezantohen rreth 30 brende të Maqedonisë të cilat në pesë vitet e fundit  ishin përkrahur nga "Skope design week". Qëllimi është të inkurajohen disenjerët  dhe kompanitë për prodhime të reja, të cilat do të plasohen si brend në vend dhe në vendet e huaja, ndërsa Dhoma publike në hapësirën e saj të re u ofron edhe punëtori ku mund t'i zhvillojnë prototipat.
 
Drejtori i "Skopje design week", Aleksandar Velinovski në konferencë për shtyp tha se me hapësirën e sapohapur, manifestimi nuk zgjat vetëm disa ditë, por 365 ditë, pasi Dhoma publike është e hapur për çdo krijues kreativ. Me pajisimin e tërësishëm të punëtorisë mjeshtrore për prototipe në vitin 2016, ai pret që gjatë viteve të ardhshme të realizohen mbi 150 brende të reja nga Maqedonia - prodhime dhe shërbime të cilat, siç tha, nuk do të jenë virtuale, por do të jenë realisht në treg.
 
Ekspozita "Disenjerë të rinj ballkanikë" është vendosur në nivelin e nënklumit të Qendërs Dhoma Publike. Ajo doli nga Disenj rrjeti ballkanik, i formuar vitin e kaluar, ndërsa me sukses promovohet edhe jashtë kufijve të Ballkanit. Pas paraqitjes në Stamboll, do të udhëtohet në Budapest, pastaj në Këln - në panairin më të madh të industrisë për mobilje./Mia