Maqedoni

Prokurorja speciale Janeva ka kërkuar 5 lëndët e para nga Zvërlevski

26.11.2015 11:54

Prokurorja speciale, Katica Janeva, ka kërkuar 5 lëndët e para nga Marko Zvërlevski që kanë të bëjnë me përgjimin...

Sipas njoftimit, nga zyra e Janevës nga Njësia për Krim të Organizuar është kërkuar rasti “Puç” si dhe lënda që ka të bëjë me pajisjen për përgjim e sjellë nga Izraeli, ku i dyshuar është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Nga Prokuroria e Shkupit është kërkuar edhe lënda ku kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, dyshohen për falsifikim dhe shkelje të të drejtës zgjedhore.