Botë
Siri, goditet karavani humanitar, 7 të vdekur
26.11.2015 12:11
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë plagosur pasi nga sulme ajrore në qytetin sirian Azaz, në afërsi të kufirit me Turqinë, është goditur karvani humanitar...

Karvani është goditur derisa po bartte ndihmë për refugjatët në Azaz.
Tani për tani nuk është e qartë nëse sulmet ajrore janë kryer nga aeroplanë sirianë apo rusë.
Por, Observatori siriane për të Drejtat e Njeriut paraprakisht kishte njoftuar se po kryhen sulme të fuqishme nga aeroplanët rusë në Azaz.
