Botë
Vendosja e sistemit raketor rus S-400 në Siri, shqetëson ushtrinë amerikane
26.11.2015 12:30
Vendimi i Rusisë që në bazën e saj në Siri ta vendosë sistemin raketor më modern kundërajror S-400, ka shkaktuar "shqetësim të thellë" tek ushtria amerikane...

Një përfaqësues anonim amerikan për mediat franceze ka thënë se ky sistem "për gjithkënd paraqet kërcënim të rëndësishëm".
"Ekziston shqetësim i rëndësishëm që ka të bëjë me operacionet ajrore në Siri"- theksoi ky përfaqësues.
S¬400 ka rreze veprimi prej rreth 400 kilometra, që do të thotë se mund të përshkojë thellë në territorin turk ose mund të paraqet edhe kërcënim potencial për aeroplanët e koalicionit të kryesuara nga ShBA-ja.
Moska ka paralajmëruar se në Siri do ta dërgojë sistemin e saj raketor më modern kundërajror S- 400, pasi që të martën aeroplanë gjuetarë turq kanë rrëzuar një aeroplan rus në kufirin turko¬sirian.
Ky sistem do të sistemohet në bazën Hmejmi që ndodhet në rajonin që e kontrollojnë forcat e ushtrisë siriane, ndërsa Rusia e shfrytëzon për fluturim të aeroplanëve bombardues të saj, të përfshirë në fushatën ajrore.
