Ekonomi
Ministria e Transportit, projekte falas për ndërtimin e shtëpive
26.11.2015 15:13
Ministria e Transportit siguron projekte falas për ndërtimin e shtëpive, të cilat prej sot mund të merren në Ministri apo në ueb faqen www.mtc.gov.mk...

Me këtë masë të qeverisë mundësohen subvencione prej 900 deri në 2 mijë euro, theksoi ministri i Transporti, Vllado Misajllovski.
Ai bëri të ditur se projekte për ndërtim do të mund të marrë secili i interesuar, pasi nuk ka kufizime sa i përket lokacionit për ndërtim.
“Projektet janë për ndërtimin e shtëpive individuale me sipërfaqe prej 60, 80, 100, 120, 150 dhe 180 metra katrorë. Përveç zvogëlimit të shpenzimeve për ndërtim me këtë masë, do të zvogëlohen edhe afatet për marrjen e lejes për ndërtim, pasi që projekti tanimë është i njohur për komunën që e jep lejen për ndërtim”- theksoi ministri i Transporti, Vllado Misajllovski.
Pas marrjes së projektit, investitorit i mbetet të sigurojë elaboratin gjeodezik, tha ministri i cili sqaroi se ekziston edhe mundësia që të bëhet korrigjim i projektit themelor në bazë të dëshirës dhe nevojave të investitorit. Këtë mundësi do të mund ta shfrytëzojnë edhe ata që shfrytëzojnë projektin “Bli Shtëpi, bli banesë”.
GYLTENE SINANI
