Maqedoni
Rasti “Sopoti”, shtyhet seanca për arsye familjare
26.11.2015 15:22
Seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” është anuluar, pasi që dy nga të akuzuarit kanë kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të vdekjes së një familjari të tyre...

Avokati mbrojtës, Naser Raufi, thotë se procesi duhet të përmbyllet, pasi që, sipas tij, janë absorbuar të gjitha provat dhe nuk ka më se çka të punohet në këtë rast.
Ai pret që kjo lëndë të kalojë në duart e prokurores speciale.
“Sot u anulua rasti për procesin ‘Sopot’ për arsye të një familjari nga dy të akuzuarit, Shaqir Sulejmanit dhe Sulejman Sulejmanit, i cili ka pësuar fatkeqësi dhe ka humbur jetën. Ne kemi insistuar që të marrë fund dhe jemi përgatitur për fjalën përfundimtare. Kjo lëndë është më në fund dhe të gjitha provat janë të realizuara. Unë sa jam i informuar prokurorja speciale e ka kërkuar këtë lëndë dhe ka deklaruar se do ta punojë. Për ne është me rëndësi të përfundojë si proces, sido që të jetë duhet të vazhdojë me fjalën përfunduese dhe aktgjykimi për këtë lëndë”- deklaroi avokati, Naser Raufi.
Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati.
NAIM RAMADANI
