Maqedoni

Mbaron drama në Sh. F. “11 tetori”, drejtor emërohet Vasko Llazarevski

26.11.2015 15:33

Në Shkollën Fillore “11 tetori” janë ndërprerë grevat nga ana e mësimdhënësve...

Mësuesit  në këtë shkollë nuk kishin marrë pagat muajt e fundit për shkak të problemit të pazgjidhur me dy drejtorët.
 
Më në fund problemet u zgjidhën dhe prej sot drejtor i Shkollës Fillore “11 tetori” është emëruar Vasko Llazarevski. 
 
“Me datën e sotshme, 26 nëntor 2015, në orën 9 e 30 min. kemi pranuar dokumentin nga regjistri qendror dhe tanimë autorizues i nënshkrimeve të xhirollogarive bankare për Shkollën Fillore “11 tetori” është  Vasko llazarevski. Ndërsa  listat e rrogës  nga Komuna Qendër janë të lëshuar për 7 shkolla fillore në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave bën transferimin dhe nesër të  gjithë mësimdhënësit do t’i kenë të ardhurat e tyre në xhirollogarinë në orët e pasdites”- deklaroi drejtori i Sh. F. “11 TETORI”, Vasko llazarevski.
 
Problemet në këtë shkollë filluar pas helmimit të disa nxënësve, për të cilin u fajësua drejtoresha e atëhershme, Daniella Kostadinova.
 
Ajo u shkarkua me një vendim të komunës, por deri më sot nuk pranonte të lëshonte postin. Kostandinova tani do të kthehet në vendin e mëparshëm të punës, si mësuese në Shkollën Fillore “Rajko Zhinzifov’. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ