Skuadra te tjera kane prere biletën per ne 1/8
Juventusit i mjaftoi një gol i Mandzukic ne minutën e 18 per te mare tre pike ne shtëpinë e tyre përball Manchester City...

Pavarësisht rasteve te shumta te krijuara nga te dy skuadrat superfida e mbrëmjes krijoi vetëm nje gol, mjaftueshëm me zonjën e vjetër, qe te marre kreun e grupit me 11 pike dy me shume se qytetaret.
Ne sfidën tjetër Borusia Monchedglabah mundi 4-2 Seviljen, duke u ngjitur ne vendin e trete ne grup, çka i lejon kualifikimin per ne Uefa Europa Lige. Gjithçka e hapur ne grupin B, ku Mancehster Unitet barazoi pa gola me Psv Einthoven ne ndeshjen e transmetuar live ne Vizion Plus.
Djajtë e kuq kishin mundësinë e kualifikimit, por me këtë rezultat çdo gjë vendoset ne javën e fundit. Kreun e grupit e rrëmbeu Wolsburg, pas fitores 0-2 me Cska e Moskës. Paris Saint German gjithashtu u kualifikua, pasi shkatërroi 0-5 Malmo, ndërkohe qe Reali i Madridit fitoi 3-4 përballe Shaktarit, ku Ronaldo shënoi nje dopiete.
Sfida ne grupin A mbetet mes Shaktarit dhe Malmo për nje vend ne Europa Lige. Është mbyllur çdo gjë edhe ne grupin D, ku Atletiko likuidoi 2-0 Gallatasarain dhe e la këtë te fundit jashtë 16 me te mirave.
Fitorja e Atletikos favorizoi Benfiken, e cila pavarësisht barazimit 2-2 me Astanen kualifikohet per ne fazën tjeter. Ndeshjet e Champions League do te rikthehen me sfidat e fundit te fazës se grupeve me 8 dhe 9 dhjetor ekskluzivisht ne Tvm2.
