Kumanovë, iniciativa për Qendër Kulturore të shqiptarëve
26.11.2015 17:51
Realizimi i disa projekteve kulturore dhe iniciativa për shndërrimin e godinës së ARM-së në Qendër Kulturore për shqiptarët e Kumanovës...

Realizimi i disa projekteve kulturore dhe iniciativa për shndërrimin e godinës së ARM-së në Qendër Kulturore për shqiptarët e Kumanovës, ishin temë e takimit të sotëm të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, me përfaqësues të shoqatave dhe klubeve kulturore të këtij qyteti.
Sekretari shtetëror nënvizoi se do të bëjë maksimumin për realizimin e gjitha projekteve të biseduara me mikpritësit e tij në Kumanovë. (Nexhat Aqifi, TVM2)
