Shansi i fundit i Skënderbeut
26.11.2015 18:02
Skënderbeu ka sot mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Europa League. Ekipi i Mirel Josës do të luajë në Stamboll me Beshiktash, që renditet në vendin e dytë në Grupin H, me 3 pikë më shumë...

Josa pranoi se suksesi në takimin e fundit në grup ka sjellë më shumë përgjegjësi, pas suksesit me skuadrën portugeze.
Te korçarët mungon kapiteni Bledi Shkëmbi dhe Bakari Nimaga për ndeshjet e parafundit në grupe. Deri më tani asnjë ekip shqiptar nuk ka fituar përballë një ekip turk.
Ndeshja Beshiktas – Skënderbeu ka filluar me orën 19:00 në stadiumin “Ataturk”. Skuadra korçare do të ketë mbështetjen e tifozëve, të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëri dhe shqiptarë që jetojnë në Stamboll.
