Maqedoni

Kriza e refugjatëve, situata në kufi pa probleme të theksuara

27.11.2015 12:16

Vazhdon situata e tensionuar në kufirin jugor Maqedoni- Greqi, po pa patur probleme të mëdha me refugjatët...

Mijera migrantë mbeten të bllokuar pranë kufirit  me Greqinë si pasojë e reduktimit të hyrjes së tyre me vendosjen e gardhit kufitar ndërmjet këtyre dy shteteve. 
 
Për dallim nga dje, në zonën ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë, deri më tani, nuk janë registruar probleme të theksuara  ose hyrje me dhunë.
 
Megjithatë çdo ditë është sfide e re për institucionet e vendit  për menaxhimin e situatës.
 
Autoritet e vendit vazhdojnë tu japin përparsi dhe t’i lëshojnë migrantët të cilët vijnë nga zonat luftarake si Siria, Iraku dhe Afganistani, ndërsa të tjerët mbeten të ndaluar nga e forcat policore të te dy shteteve.
 
Mbrëme vone mbi 200 refugjatë në zonën ndëkufitare jugore me Maqedonine, refugjatet kane tentuar të kalojnë gardhin e vendosur, duke hedhur gur në drejtim të policisë së dy shteteve.
 
Ata donin t’i kalonin me fuqi telat kufitare, mirëpo policia greke dhe maqedonase arriti qe në kohë te kryeje intervenimin per te parandaluar hyrjen ne vend ne menyre te paligjshme te atyre personave te cilet nuk vijne nga zonat e luftes.
 
Ministria e Punëve të Brendshme informon se ne 24 orët e fundit janë dhene 2 mijë e 724 vërtetime, për njohjen e të drejtes për azil të shtetasve të huaj te cilet tranzitojne drejt shteteve te Evropes.
 
REXHEP QAMILI