Life Style
Del pas 44 vitesh nga burgu, habitet nga përparimet teknologjike në botë
27.11.2015 12:40
Një burrë që ka qenë në burg që nga vitet ’70, ndan detaje të rihyrjes në shoqërinë moderne, pas 44 vitesh izolim....
Otis Johnson ishte 25 vjeç kur u fut në burg pasi u përpoq të vriste një oficer policie, dhe u la i lirë verën e këtij viti në moshën 69 vjeçare.
Ai thotë se ka qenë mjaft e vështirë për t’u përshtatur me jetën amerikane e cila kishte përparuar shumë.
“Shumëllojshmëria e ushqimeve është shtuar, teknologjia paska përparuar shumë, dhe gjithashtu shoh rritje çmimesh,” thotë Otis.
“Gjatë këtyre 44 viteve bota paska ndryshuar shumë. Në fillim thashë pse të gjithë njerëzit fliskan me vete në rrugë por më pas vura re që kishin një pajisje të vogël në vesh që ishte kufje. Askush nuk e sheh rrugën ku ecën, të gjithë e paskan mendjen tek celularët e tyre”, rrëfen Otis.
Këtë verë, i moshuari u lirua nga burgu e iu dha vetëm karta e identitetit të tij, 40 dollarë si dhe dy bileta autobuzi.
Tani ai qëndron në një shtëpi të një organizate jo fitimprurëse në Harlem të SHBA-së./Oranews
