Botë

El Salvador, Kisha pezullon priftin pedofil

27.11.2015 13:33

Kisha Katolike e El Salvadorit ka pezulluar një prift shumë të njohur të vendit me akuzën e pedofilisë...

Ati Jesus Delgado ka abuzuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare për 8 vjet me radhë, gjatë viteve ’80.
 
Sipas një komunikate të Kishës, prifti kërkon ta takojë gruan tashmë 42-vjeçare për t’i kërkuar falje.
 
77-vjeçari Jesus Delgado ka qenë një figurë shumë e respektuar në vendin e Amerikës Qendrore./Top Channel