Futboll
E. League kalojnë Liverpool, Krasnodar, Villarreali, e Braga
27.11.2015 14:28
Nuk mundi ti bashkohej skuadrave që avancojnë Fenerbahce që fitoi 0-2 në transfertën me Molden e kualifikuar që më parë në Grupin A...

Nuk mundi ti bashkohej skuadrave që avancojnë Fenerbahce që fitoi 0-2 në transfertën me Molden e kualifikuar që më parë në Grupin A, golat e Fernandaos dhe Tuifan nuk mjaftojnë për turqit në kuotën e 8 pikëve pasi Ajaksi arriti një fitore me peshë 1-2 në transfertën me Celtic që i mban holandezët në lojë me harkëtarët që tashmë kanë 6 pikë dhe kanë shpresa deri në takimin e fundit ku përballen me Molden ndërsa Fenerbahce pret Celtic.
Në Grupin B siguron kualifikimin Liverpooli që mposhti 2-1 Bordeaux me golat e James Milner nga pika e bardhë e 11- metërshit dhe Christian Benteke.
Të kuqtë gëzojnë edhe falë fitores 2-0 të Rubin Kazan në Rusi ndaj Sion, disfatë që i lë zvicernët në ankth deri në ndeshjen e fundit, ku ju duhet një barazim përballë Liverpoolit për tu kualifikuar.
Në Grupin C i bashkohet Dortmundit të kualifikuar që më parë edhe Krasnodari që mposhti 1-0 verdhezinjtë falë golit të Pavel Mamyev me penallti. Rezultat ky që i con të dyja skuadrat në kuotën e 10 pikëve, ndërsa ndjekin respektivisht me 4 dhe 2 pikë Paoku dhe Qabala që barazuan pa gola mes tyre.
Në Grupin D Napoli blindon kryesimin me fitoren e pestë në po kaq ndeshje, të arritur në rezultatin 0-1 në transfertën me Club Brugge falë finalizimit të Vlad Chiriches. Disfatë që i komplikon së tepërmi gjërat për belgët që tani janë në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Legia e Varshavës që mundi 1-0 Midtjylland që mbetet në vendin e dytë me 6 pikë.
Në Grupin E i bashkohet Rapidit të Vienës të kualifikuar edhe Villareali që fitoi 1-0 ndaj austriakëve në El Madrigal me golin e Bruno Sorianos. Mbeten të shkëputura pas me nga 3 pikë Dinamo e Minskut dhe Viktoria Plzën pas fitores 1-0 të Bjellorusëve.
Në Grupin F siguroi kualifikimin Braga që mposhti 2-1 Slovan Liberec duke vënë në pozitë të vështirë skuadrën e Herolind Shalës që gjendët në kuotën e 7 pikëbve, ndërkohë që është parakaluar nga Olimpiku i Marsejës që numëron 9 pikë pas fitores 2-1 ndaj Groningen, falë golave të Nkoudou dhe Batshuay.
