Futboll

Skënderbeu jashtë Europa League

27.11.2015 14:36

Cenk Tosun kthen në shtëpi Skënderbeun, sulmuesi turk vulosi fitoren 2-0 të Beshiktashit ndaj kampionëve të Shqipërisë...

Cenk Tosun kthen në shtëpi Skënderbeun, sulmuesi turk vulosi fitoren 2-0 të Beshiktashit ndaj kampionëve të Shqipërisë në një ndeshje të luajtur mirë vetëm për disa segmente loje nga Skënderbeu që me këtë humbje vulos matematikisht eleminimin në grupet e Europa League.
 
Abazi kishte fituar balotazhin me Arapin në të majtë të mbrojtjes ndërsa në mesin e fushës pa Nimagën dhe Shkëmbin Josa vendoste Esquirdinha-n në qendër pranë Sabien Lilajt të supervëzhguar nga menaxherët në stadiumin Ataturk,  ndërsa në krahë të zakonshmit Latifi e Berisha, të dy njëkohësisht Salihi me Olyainkën në sulm.
 
E nis me një gabim këtë herë Berisha në kthimin e topit duke i bërë një dhuratë Cenk Tosun që del para Shehit por gjuan dobët. Josës i duhet të aktivizohet që në fillim për direktivat e duhura, me Skënderbeun që luan disa minuta vërtet të mira. Tenton në të 9-ën Berisha me tifozët e Skënderbeut që nuk mungojnë në stadiumin e Stambollit.
 
Rasti më i mirë për skuadrën shqiptare në minutën e 13 falë një krosimi perfekt të Radas që prezanton Salihin para porte por shkodranit i mungon shënjestra në finalizim.
 
Fillim autoritar i Skënderbeut  i saktë në qarkullimin e topit dhe solid në mbrojtje, por skuadra korcare ndëshkohet atëherë kur se priste. Në minutën e 35 Cenk Tosun mes Abazit dhe Jashanicës gjen hapësirën për të shënuar me kokë golin e një me zero.
 
Nuk mungon reagimi i Skënderbeut në minutën e 43 Olyainka pretendon për një 11-metërsh pas një ndërhyrje në zonë por për Pavel Gil gjithcka është në rregull.  Vetëm dy minuta më pas ngre të njëjtin pretendim dhe Hamdi Salihi që duket se shkelet nga Rodolfo por edhe në kërtë rast arbitri vazhdon lojën.  
 
Pjesa e dytë nis me Arapin në vend të Berishës, dhe një kërcënim të Cenk Tosun që lëshon një goditje potente në të 48, 5 minuta më pas e gjithë mbrojtja korcarë për të ngelur në klasë në këtë dalje që nxjerr Tosic të vetëm para portës me Shehin që i mohon një gol thuajse të sigurt.
 
Menjëherë më pas rasti është i Skënderbeut me Vangelin që jeop një krosim perfekkt dhe Latifi godet bukur me kokë, por është Tolga Zenin që devijon topin në traversë e më pas jashtë.
 
Me kalimin e minutave Skënderbeu humbet ekuilibrat, Beshiktash në epërsi numerike 4 kundër 2 në një kundërsulm të minutës së 70 , me turiqt që kanë të gjitha shanset për të shënuar, por Tosun nuk gjen katërkëndëshin e portës.
 
Gjithsesi rasti nuk vonin ti trokasë sërish në derë pasi  në minutën e 78 futbollistët e Beshiktash kanë mundësinë për të bërë ctë dfuyan në zonë, me Gokhan Tore që kalon toppin te Quaresma dhe ky i fundit në qendër ku Tosun këtë herë nuk mund të gabojë.
 
2-0 dhe Olyainka nuk mundet ti bëjë gjërat në minutën e 87 më interesante me Tolga Zenin që është gati ndërsa në krahun tjetër Shehi i mohon tregolëshin personal Cenk Tosun menjëherë më pas. Mbyllet 2-0 me Beshiktashin që merr kryesimin e grupit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Skënderbeu vulos matematikisht mbylljen e aventurës në fazën e grupeve para ndeshjes së fundit me Lokomotivën e Moskës.