Kryqi i kuq i Maqedonisë, 20 vjet nga pranimi në organizatën ndëkombëtare
Kryqi i Kuq i Maqedonisë shënoi 20 vjetorin e pranimit në organizatën ndërkombëtare të kryqit të kuq...

Kjo organizatë sfidave të shumta humanitar përfshi edhe numrin e madh të refugjatëve nga zonat e luftës të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni drejt vendeve të BE-së.
“Përveç sfidave tradicionale, që deri tash e kemi punuar, themi se ne si organizatë përgaditemi për sfidën kryesore e cila 2014 dhe 2015, është impunuar, ajo është sfida të cilat meren me ndihmat e refugjatëve, të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni” – tha sekretari i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti.
Kontributin e kryqit të Kuq për refugjatët e theksoi edhe kryeparlamentari Trajko Veljanovski.
“Kryqi i kuq kontribonë me tërë kapacitetin e vet për përkrhajen e migrantëve në të dy pikat kufitare, Tabanovc dhe gjevgjeli. Gjithashtu kryqi i kuq si bazë kryesore të aktiviteteve ka edhe dhurimin e gjakut, një ndër ndihmat e para me shkallë më të lartë” – deklaroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.
Me 27 nëntor të vitit 1995 në Gjenev, kryqi i kuq i Maqedonisë është pranuar si anëtare fuqiplotë dhe e 169 në në lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
