Konferencë kushtuar decentralizimit, sfidë mbetet decentralizimi fiskal
Edhe pse Maqedonia ka shënuar përparim në lidhje me decentralizimin, ende mbeten punë për tu bërë në këtë drejtim, vlerësuan pjesmarrësit në konferencën ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat në zhvillimin rajonal dhe lokal- Decentralizimmi dhe aderimi në BE”...

Sipas pjesmarrësve decentralizimi fiskal mbetet sfidë kryesore.
“Tek ne në Maqedoni, decentralizimi ka filluar pak më herët, është bërë mjaft në drejtim të asaj, por nuk do të thotë se ka mbaruar ose nuk duhet të punohet. Kështu që duhet më tepër të punohet në këtë drejtim, sidomos decentralizimi fiscal është shumë i rëndësishëm, i cili duhet të përcillet në komuna, pra në pushtetin lokal” – deklaroi përfaqësuesi i ministrisë së mbrojtjes së R.M, Hajredin Rushiti.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe ekspert nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët shkëmbyen përvojat e tyre në lidhje me decentralizimin.
“Shqipëria ka bërë një progres jashtëzakonisht të madh për decentralizimin e pushteteve vendore, duke e ditur që Shqipëria është një shtet unitary, ne krahasim me shtetet e tjera, megjithatë kjo përvojë e Shqipërisë, strategjia e decentralizimit e vitit 2000 dhe 2015 është fakti që Shqipëria po shkon me hapa të sigurt rreth decentralizimit të psuhteteve vendor” – tha kryetarja e Këshillit të Qarkut – Korçë, Ana Verushi.
“Në Kosovë decentralizimi ka filluar disa vite më herët, ku decentralizimi ka qenë më shumë për integrimin e minoriteteve në proceset e Kosovës. Këtu kemi edhe informata të shumta mbi zhvillimin rajonal, i cili do të na ndihmoj neve drejtorive dhe agjencioneve të të marrim dhe mësojmë nga ato përvoja” – tha përfaqësuesja nga Kosova, Rreze Duli.
Bashkëpunimi ndërkomunal në Maqedoni, përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe përforcimi i qendrave për përkrahje të bizneseve ishin gjithashtu tema që u biseduan në këtë konferencë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
