Maqedoni
Mogerini porosi Popovskit, realizoni reformat, BE do ta shpërpblejë Maqedoninë
27.11.2015 15:26
Në qoftë se Maqedonia i implementon në mënyrë të suksesshme reformat dhe nëse zgjedhjet e prillit realizohen në mënyrë të rregullt...

Në qoftë se Maqedonia i implementon në mënyrë të suksesshme reformat dhe nëse zgjedhjet e prillit realizohen në mënyrë të rregullt, Bashkimi Evropjan do t’a shpërblejë Maqedoninë në drejtim të integrimit të vendit.
Kështu i ka premtuar shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski, Përfaqësuesja e lartë r politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini.
Popovski poashtu tha se BE e nxitë Maqedoninë për të tejkaluar status-quo-në në drejtim të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropjan.
“Biseduam hapur rreth prespektivës evropjane të Maqedonisë. Syte e Brukselit janë kthyer kah implementimi i dialogut politik, si në pjesën e reformave ashtu edhe në realizimin e zgjedhjeve të prillit, 2016, prej çka do të mbaret edhe vlerësimi i mëtutjeshëm ndaj vendit. Në këtë drejtim nuk ka asnjë negociatë sepse kjo është në duart tona dhe unë mendoj se ekzistojnë kushte për plotësimin e këtyre kritereve” , tha Nikolla, ministër i jashtëm.
Popovski me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme Mogerini, gjithashtu ka biseduar edhe për çështjen e migrantëve, nga e cila ka kërkuar përkrahje të qartë në drejtimin e masave që kanë ndërmarrë edhe vendet e BE-së, për kontrollin e kufitar, sepse sipas Popovskit, Maqedonia shërben vetëm si vend transit për emigrantët dhe nuk mundet t’a zgjidh problemin i cili është i rëndë edhe për vet BE-në.
NERMIN MULAKI
