Maqedoni

Konferenca rajonale “Reforma inkuadruese në ballkanin perëndimor”

27.11.2015 15:36

Shkëmbimi i përvojave në drejtim të reformave dhe qasje ndaj tyre në procesin e integrimit evropian pas prezentimit...

Shkëmbimi i përvojave në drejtim të reformave dhe qasje ndaj tyre në procesin e integrimit evropian pas prezentimit të raporteve është qëllimi i konferencës rajonale me temë "Reforma qasëse në Ballkanin Perëndimor", që u mbajt sot në Shkup në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane.
 
Zëvendëskryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi tha se ky ishte takimi i parë i tillë në Shkup. Iniciativa ka filluar me të gjitha vendet e rajonit, me mbështetjen të KE-së dhe Qeveris Gjermane nëpërmjet Agjencisë GIZ dhe fondit të hapur për projekte rajonale të Gjermanisë. 
 
“Sot në këtë format mendoj se do të vendosim një bazë të mirë, një rjet për bashkëpunim edhe për administratën, por edhe në nivel më të lartë atë politik për të udhëhequr procesin e reformave dhe për të shkëmbyer përvojat për reformat drejt integrimit në BE”, tha Fatmir Besimi, zëvendëskryeministri për euro-integrime.
 
Zëvendës Ambasadori gjerman Hans-Helge Sander, tha se konferenca pasqyron qëllimin e Berlinit zyrtar për të nisur strategji të re në monitorimin e procesit të Berlinit duke injektuar një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor përmes konvergjencës së strukturave të nivelit të lartë të vendeve të rajonit të përfshirë në proces.
 
“Ne shpresojmë gjatë gjithë vitit do të sjellim bashkëpunimin rajonal në nivel të ri për tu  përgatitiur për raportin e ardhshëm të KE mbi vendin. Do të krijojm kuptim të përbashkët për atë që kërkon Komisioni që përmes bashkëpunimit rajonal, që është qëllimi i procesit të Berlinit, shpejtësia e procesit të anëtarësimit në rajon të jetë i optimizuar", tha Hans Helge Sander, zëvendës ambasador Gjerman.
 
Për Zëvendësministrin per integrime evropiane të shqipëris Gentian Elezi, fakti që në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim nuk dekurajonë , sepse kjo konfirmon gjendjen e progresit të seclit shtet që nuk është I gatshme për anëtarësim.
 
“Me rënëdësi është që procesi vazhdon më fortë se më parë. Ne kemi shumë sfida të përbashkëta, të tilla si sundimi i ligjit, ekonomisë dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria po rrit përpjekjet për të trajtuar këto sfida përmes reformave në sistemin gjyqësor”, tha Gentian Elezi, Zv-Minister i euro integrimeve të Shqiperise.
  
Sipas pjesmarrësve sfid kryesore është avansim i procesit të antarësimit në nivel rajonal dhe duhet me kujdes të shqyrtohen të gjitha rekomandimet e KE-së, për të marrë raport pozitiv vitin e ardhëshëm. 
 
SANIJE KASAMI