Komisioni për zgjedhje dhe emërime, 52 kandidatë për anëtarë të KSHZ-së
Komisioni për zgjedhje dhe emërime konfirmoi listën e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila përbëhet prej 52 kandidatë, 12 prej të cilëve vijnë nga partitë politike dhe 40 kandidat në cilësinë e ekspertit...

Në konkurs janë paraqitur edhe pothuajse të gjithë anëtarët aktual të KSHZ-së, me përjashtim të kreut të këtij institucioni Nikolla Rillkovski. Në mesin e kandidatëve hasen edhe emra të disa profesorëve eminent, por edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Sillvana Boneva.
“Në afatin e paraparë në vendim dhe kodin zgjedhorë, janë paraqitur gjithsejtë 52 kandidatë, prej të cilëve 12 kandidatë janë propozim i partive politike, derisa 40 kandidat janë propozim e të cilat nuk zgjedhën në bazë të propozimit të partisë politike, prej tyre 3 kandidatë janë paraqitur në të dyja kategoritë” – deklaroi Kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërime, Zoran Ilioski.
Në bazë të Marrëveshjes politike mes katër partive, KSHZ-së duhet të ketë tre anëtarë të propozuar nga partitë të cilët kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit edhe atë 2 nga VMRO dhe një nga BDI dhe 3 nga partitë në opozitë edhe atë 2 nga LSDM dhe 1 nga PDSH, si dhe tre ekspert.
Kryetari dhe nënkryetari i KSHZ-së sipas ndryshimeve të Ligjit Zgjedhor duhet të jenë nga radhët e ekspertëve. Përbërja e re e Komisionit Shtetëror Zgjedhor duhet të dihet deri në fund të javës së ardhëshme. (Gyltene Sinani, TVM2)
