Mblidhet Komisioni anketues për përgjimet, mënyra e votimit mban peng Rregulloren
27.11.2015 16:10
Komisioni anketues për skandalin me përgjimet ka harmonizuar pjesën më të madhe të pr/tekstit të Rregullores për punë të këtij trupi, por sërish nuk ia ka dalë të përmbyll këtë çështje...

Kontestuese mbetet mënyra e votimit, posacërisht propozimi që vota e kryetarit të komisionit të llogaritet si dy vota në rast balotazhi kur numri i votave pro dhe numri i votave kundër është i barabartë.
Edhepse u paralajmërua pjesëmarrja e ndërmjetësit evropian, Piter Van Hojt, ai nuk morri pjesë në takimin e Komisionit anketues. Kryetari i komisionit, Petar Shilegov tha se Hojt do të ftohet të dëshmojë se cila është mënyra e votimit e dakorduar në takimin e Grupeve punuese për zbatimin e Marëveshjes së dy qershorit, nëse për këtë çështje nuk arrihet pajtim.
“E njoftova se ka përparim të caktuar në frymën e arritjes së pajtueshmërisë për përmbajtjen e Rregullores së punës të këtij Komisioni. Ishte e panevojshme pjesëmarrja e tij. Nëse pika nuk harmonizohet, sipas të gjitha gjasave, do të kthehemi në një mënyrë tjetër të punës dhe kryesimit me këtë Komision”, tha Petar Shilegov, kryetar i Kominisionit LSDM.
Mund të thërrisni kë të doni, por vendimet për këtë komision do t’i marin anëtarët e këtij komisioni, pa lejuar që dikush që nuk është anëtar i këtij Komisioni të vendos për to", tha Antonio Milloshoski, anëtar e VMRO DPMNE.
Veç mënyrës së votimit palët nuk janë dakorduar edhe rreth ekspertëve, përkatësisht sa herë do të mund të ftohet një ekspert në komision, ndërsa është rënë dakord që seancat e komisionit do të transmetohen drejpërdrejt në Kanalin e kuvendit, sa herë që të ekzistojnë mundësi teknike për transmetim të drejtpërdrejtë.
Kreu i komisionit caktoi vazhdimin e seancës për ditën e hënë në ora 14, kur sipas tij pritet të miratohet Rregullorja e punës.
SHPËTIM NUREDINI
