Grupi punues për mediat, partitë debatuan pa gazetarët
Pa përfshirjen e gazetarëve grupi punues ka vazhduar bisedimet për mediat...

Palët as sot nuk arritën të finalizojnë këtë çështje. Ata debatuan për funksionimin e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele.
Nga zyra e ndëmjetësit Piter Vanhaute kumtojnë se është shënuar përparim në bisedime, duke marrë parasysh propozimet e gazetarëve.
“Partitë politike kanë marrë parasysysh të gjitha propozimet nga takimet konsultative me palët e përfshira gjatë procesit të negociimit. Ndërmjetësi Vanhaute vazhdon të realizojë takime konsultative me gazetarët, shoqatat dhe sindikatën me qëllim që korniza ligjore të reflektojë jo vetëm rekomandimet e Komisionit Europian por edhe Këshillit Europian dhe të OSBE-së”, thuhet në kumtesën e zyrës së ndërmjetësit Vanhaute.
Shoqata e gazetarëve ka reaguar për mospërfshirje në bisedime duke paralajmnëruar se deri te ndërmjetësi Vanhaute do të adresojnë letër proteste në të cilën do të kërkojnë takim urgjent me të.
Shoqatat e mediave dje protestuan para klubit të deputetëve duke kërkuar përfshirje në bisedime ndërkaq akuzuan patitë politike se po punojnë në marrjen e vendimeve në dëm të mediave dhe gazetarëve. (Meral Ismaili, TVM2)
