Tryezë e rrumbullakët, roli i KGJ në mbrojtjen e pavarësisë

27.11.2015 16:45

Gjykatës dhe përfaqësues të institucioneve relevante pas një debati publik miratuan konkluzionet e Këshillit Gjyqsorë që kanë të bëjnë mbrojtjen dhe pavarësisë së tyre...

Konkluzionet në pjesën më të madhe ishin angazhime të përgjithshme për buxhet më të madh, efikasitet dhe nevoja për reforma.

Kryetari i Këshillit gjyqësor Branko Ushkovski duke i prezantuar konkludimet, tha se, qëllimi primar dhe prioritar është që të respektohen parimet themelore me të cilat garantohet pavarësia e gjykatës e konfirmuar në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Pavarësia e gjyqësisë nuk varet vetëm nga rregullativa ligjore por në vazhdimësi duhet të përforcohet edhe vetëdija e vetë gjykatësve gjatë sjelljes” – tha Kryetari i Këshillit gjyqësor të RM-së, Branko Ushkoski.

Ushkoski gjithashtu  tha se gjyqësori nuk duhet të jetë jashtë kontrollit të publikut, por, siç shtoi ai, ajo duhet të realizohet në përputhje me standardet evropiane.

“Gjegjësisht, të respektohet ligjshmëria dhe të drejtat e liritë e njeriut, por gjithashtu edhe gazetarët nuk duhet të shkelin integritetin e tyre personal pa marrë parasysh nga ajo që sinqerisht them se toleranca dhe maturia është shumë e shprehur nga ana e gjykatësve" - tha Kryetari i Këshillit gjyqësor të RM-së, Branko Ushkoski.  

Tryeza e tretë e rrumbullakët "Roli i Këshillit Gjyqësor dhe i gjykatave më të larta në mbrojtjen e gjyqtarëve nga ndërhyrja në pavarësinë e tyre," ku morën pjesë 40 gjyqtarë, u organizua nga  Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë. (Naim Ramadani, TVM2)