Ambasada e Shqipërisë në Shkup, solemnitet me rastin e 28 Nëntorit

27.11.2015 17:16

Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Maqedoni me rastin e festës së flamurit kombëtar 28 nëntorit, organizoi pritjen solemne tradicionale, për nder të kësaj feste...

Të pranishem në manifestim ishin politikanë, kori diplomatik, intelektualë, gazetarë dhe personalitete publike.

Me kete rast Ambasadori  i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve tha se rrugëtimi i Shqipërisë për tu formësuar në një shtet ashtu siç është sot ka qenë shumë i vështirë me shumë mohime.

“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk është e shkuara, por e ardhmja përpara nesh që na paraqesin sfida të vazhdueshme. Pas pranimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës vendi ynë gjendet më pranë se kurë realizimit të ëndrrës së kamotshme të integrimit në familjen evropiane” – tha Ambasadori  i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Kjo nuk është thejeshtë dita e festimit të pavarësisë dhe flamurit por është mbi të gjitha një moment i reflektimit mbi arritjet dhe zhvillimin tone kombëtarë mbi realizimin e ëshdrrës dhe vizionit të themelimit të shtetit shqiptarë në vitin 1912 theksoi ambasadori Reka. (Besim Abdullahu, TVM2)