Behixhudin Shehapi premton mbështetje për kulturën në Çair

27.11.2015 17:25

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Behixhudin Shehapi realizoi takim me përfaqësues të shoqatave kulturore ,ansambleve kulturore-artistike, botues dhe shkrimtar të komunës së Çairit...

Ata debatuan për problemet me të cilët ballafaqohen.

“Meritojme edhe ne shqiptarët e Maqedonisë të kemi një ansamblël shtetëror ku në atë ansambel shumë talenta shumë aktivistë të kulturës do të kenë mundësi të kyçen të punësohen në këtë ansambël” – tha Kryetari i Ansamblit “Emin Duraku”,  Fadil Zendeli.

“Festivali jonë të merr statusin festivali nacional me gjitha ato pregaditjet që do ti ketë, ta ketë edhe bordin e vet kështuqë ky festival të bëhet i barabartë me festivalet maqedone sic është “Mak Festi” etj” – deklaroi sekretari i Festivalit “Fest Nota e Artë”, Ylber Latifi.

Sekretari shetërorë në Minsitrinë e Kulturës pasi dëgjoi kërkesat premtoi se do të mbështes projektet kulturore në Çair dhe Shkup.

“Problemet janë të natyrave të ndryshme, mos akordimi me kohë i mjeteve financiare pas fitimit të projekteve.Pastaj shuma e vogël që ndahet për shum projekte.Pastaj kishim edhe sugjerime që disa evenimente që janë pak më prestigjioze në mesin e shqiptarëve, të avancohen në evenimente të rangut nacional. Dmth si evenimente të vecanta në interes të shtetit sic është Nota Festi. Gjithashtu sot vendosëm që të punojmë në këtë periudhë për një ansambël të kriojohet nga folklori shumë cilësor nga punëtorët e folklorit që punoijnë për ngritjen e vlerave deri në ansambël shqiptar dhe në këtë drejtim ne dhamë fjalë që në ministri të punohet për këtë çështje” – u shpreh sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.

Në vitin 2015 për projekte shqiptare në Shkup janë shfrztëyuar rreth 10 milion denarë tha sekretari shtetëror i ministrisë së Kulturës Behixhudin Shehapi. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)