Botë

Itali: Qeveria do t'i mbyll xhamit e fshehta

28.11.2015 12:11

Qeveria italiane planifikon t'i mbyllë xhamitë e fshehta në vend në suaza të luftës kundër terrorizimit, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Anxhelino Alfano...

"Në Itali kemi katër xhami dhe mbi 800 tempuj myslimanë" tha ai.
 
"Ne do t'i mbyllim vendet e tilla të fshehta dhe të paregjistruara, jo që ta pengojmë respektimin e fesë, por që ata të mund të paraqiten në vendet e duhura" shtoi Alfano.
 
Ministri, në qytetin Leçe në jug të Italisë, foli për rreziqet nga terrorizimi dhe ndikimi i të ashtuquajturit "islam në garazhe", i cili predikohet në vende të paregjistruara në të cilat shkojnë shumë myslimanë të cilët jetojnë në Itali.
 
Italia, e posaçërisht Roma, shpesh përmenden si caqe të propagandës së Shtetit Islamik, ndërsa SHBA-ja e paralajmëroi vendin në rreziqe nga sulme të mundshme./mia