Maqedoni

Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa

28.11.2015 13:46

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, njoftoi LAMM-ja...

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar nga 30 deri në 50 metra në Lisec (Kodra e Diellit), si dhe në kalimin malor Pletvar.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia