Maqedoni
Partitë politike urojnë shqiptarët për ditën e flamurit
28.11.2015 14:42
Partia Demokratike Shqiptare dhe kreu i saj Menduh Thaçi përmes një telegram urimi të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerë u uron Festën e 28 nëntorit...

Kjo date ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, por edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugë të vështirë edhe të shenjtë.
Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë. Uroj që të gjithë së bashku duke kultivuar vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit”, thuhet në urimin e PDSH-së.
Edhe RDK-ja të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë u uron këtë festë duke theksuar se në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me vigjilencë të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore.
Edhe Partia UNITETI, , të gjithë shqiptarëve ua uron 28 nëntorin me shpresë që së bashku duke ndihmuar njëri tjetrin do të ia arrijmë qëllimit për ti rikthyer këto vlera madhështore si dhe integrimin në NATO dhe UE, aty ku të gjithë shqiptarët do të përbëjnë Evropën e bashkuar.
