Botë

Francë: Parisi ishte vetëm fillimi, mesazhi i ideatorit të sulmeve të 13 nëntorit

28.11.2015 14:51

Ideatori i sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaooud, kishte planifikuar edhe disa goditje të tjera në kryeqytetin e Francës gjatë festive të fundivitit...

Ka qënë ky lajmi i bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat citojnë një bisede telefonike më kushërirën e tij, Hasna Ait Boulahcen.

“Parisi ishte vetëm fillimi, gjatë pushimeve të dimrit do të kryejmë sulme të tjera”, ishin fjalët e terroristit.

Esktremisti i Shtetit Islamik, sipas asaj që raportojnë mediat, kishte planifikuar që të shkaktonte trazira në zonat ky banojnë një numër i lartë hebrenjsh.Abdelhamid Abaoud dhe kushërira e tij, Hasna Ait Boulahcen, mbetën të vrarë gjatë një operacioni policor që u zhvillua dy javë më parë në Saint Denis të Parisit.

Në aksionin e forcave anti-terror, pati shkëmbim zjarri për të paktën disa orë.Ndërkohë i mbijetuar i fundit i sulmeve që tronditën Europën, Salah Abdeslam, raportohet se mund të ketë mbërritur në Siri.

Kjo është zbuluar nga autoritetet pas zbardhjes së një lidhjeje telefonike.