Maqedoni
28 Nëntori, urime nga opozita shqiptare
28.11.2015 15:01
Urime për festën e flamurit kanë ardhur edhe nga partitë politike shqiptare...

PDSH dhe kreu i saj Menduh Thaçi përmes një telegram urimi të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerë u uron Festën e 28 nëntorit.
Kjo date ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, por edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugë të vështirë edhe të shenjtë.Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë, thuhet në urimin e PDSH-së.
Edhe RDK-ja të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë u uron këtë festë duke theksuar se në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me vigjilencë të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore.
Edhe Partia UNITETI, , të gjithë shqiptarëve ua uron 28 nëntorin me shpresë që së bashku duke ndihmuar njëri tjetrin do të ia arrijmë qëllimit për ti rikthyer këto vlera madhështore si dhe integrimin në NATO dhe BE, aty ku të gjithë shqiptarët do të përbëjnë Evropën e bashkuar.
Urime kanë ardhur edhe nga institucionet e tjera.
