AKADEMI SOLEMNE NË SHKUP

Ahmeti: Të punojmë në avancimin e çështjes shqiptare

28.11.2015 15:28

Me rastin e ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë në Shkup u mbajt një akademi solemne...

Të parët që vendosën  shpallin pavarësinë e shtetit shqiptarë dhe të bëjnë përzgjedhjen e këtyre simboleve kombëtare, ishin të vetëdishëm për vështirsitë  për tu dalur  zot këtyre vendimeve, por bindjet e tyre kanë qenë se rrënjët tona janë të thella dhe bijtë dhe bijat që do ketë trashëgimtar kombi i tyre do ti dalin zot shqiponjës të zezë dykrenare, deklaroi në akademi Lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
 
Ahmeti njëherit tha se në këtë ditë duhet të mendojmë e të reflektojmë çbëm mir dhe të mirat ti shtojm në të ardhmen.
 
“Kohët kanë ndryshuar, edhe atë në favor të shqiptarëve dhe duhet të jemi të mençur dhe të zot që këto kohë edhe më tej t'i shfrytëzojmë në avancimin e çështjes shqiptare, duke rrumbullakuar në tërësi të drejtën e pamohueshme dhe pakontestueshme për barazi mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, atij shqiptarë e maqedonas, deri në përmbylljen dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës duke përfunduar e pranuar në gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe me një Shqipëri në paqë, stabilitet e prosperitet ekonomik, dhe sa më parë të jemi pjesë e Evropës së bashkuar dhe si Ballkan Perëndimor të jemi aty ku e kemi vendin në NATO e BE", shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Profesori universitar Fahri Ramadani foli për historikun e kësaj festë që nga koha e Gjergj Kastriotit Skenderbeut e deri te ajo e ngritjes së flamurt kombëtarë në vlorë nga Ismail Qemalit.
 
"Fillimi I shekullit të 20 I gjeti shqiptarët të robëruar dhe mjaft në një gjendje të vështir ekonomike shoqërore dhe politike.Perandoria osmane vazhdonte tu mohonte shqipëtarëve të drejtat më elementare kombëtare, ndërsa porta e lartë njohu disa kombe të ballkanit si bullgarët,serbët ,grekët të cilët kishin pasur vazhdimisht mbështetje të ndonjërës prej fuqive më të mëdha, sidomos të Rusisë,shqipëtarëve jo vetëm që ju mungoi kjo mbështetje por të drejatat e tyre u rimbëkëmbën edhe nga vet shteti osman", shprehet historiani Fahri Ramadani.
 
Kjo padrejtësi u përmirësua vetëm kur shqiptarët morën në duar vet fatin e tyre dhe shpallën shtetin shqiptarë theksoi mes tjerash Ramadani. Në akademi nuk mungoi edhe program kulturo- artistik, me çrast u interpretuan kënkë patriotike. 
 
GYLTENE SINANI