Maqedoni

Homazhe në qendrën përkujtimore “Nëna shqiptare”

28.11.2015 15:47

Aktivitetet për shënimin e Ditës së pavarësisë së shtetit shqiptar, filluan me homazhet në Qendrën përkujtimore të Nënës shqiptare, në Zajaz, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti...

Aktivitetet për shënimin e Ditës së pavarësisë së shtetit shqiptar, filluan me homazhet në Qendrën përkujtimore të Nënës shqiptare, në Zajaz, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të pushtetit qëndror dhe atij lokal , vendosën lule të freskëta në shenjë nderimi për të rënët në periudha të ndryshme kohore.  
 
Në këtë ditë madhështore të historisë tonë kombëtare, ne sot jemi mbledhur pranë shtatores së Nënës shqiptare, për të nderuar martirët e kombit, me rastin e festave të shenjta të nëntorit, tha me këtë rast , nenkryetari i kuvendit,  Rafiz Haliti.
 
Aktivitetet për shënimi e Ditës së Flamurit, kanë filluar prej ditës së djeshme me solemnitetet e arganizuara nga shkollat e këtushme me mësim në gjuhën shqipe, me çrast janë prezentuar programe shkollore me poezi, recitale,, pjesë teatrale, këngë e valle popullore. Qyteti i Kërçovës, edhe fshatrat për rreth përjetojnë një atmosferë të vërtetë festive. Komuna e Kërçovës e ka dekoruar qytetin me 103 flamuj kombëtar, që simbolizon numrin e përvjetorëve të pavarësisë së shtetit shqiptar.
 
Pokështu Bashkësive Lokale të komunës së Kërçovës, u janë ndarë 300 flamuj të vogël të cilët valviten në fshatrat e rajonit të Kërçovës.
 
Në këtë ditë, me vlera të veçanta të historisë shqiptare, popullatën shqiptare të Kërçovës, e ka nderuar, mjeshtri i madh i skenës, artisti Mirush Kabashi, i cili para publikut kërçovar do të interpretojë monodramën “ Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” të dramaturgut francez Enrike Emanuel Shmid. 
 
SHABAN DALIPI