Maqedoni
Dibra feston 28 nëntorin, përkujtohen ata që kontribuan për pavarësinë
28.11.2015 16:53
28 nëntori pra Festa e Flamurit dhe shpallja e pavaresise të shtetit shqiptar edhe kete vit bëri që Dibra dhe dibranët për disa ditë me rradhë të jetojnë me shijen e festës kombëtare...

Nëntori gumezhiu me aktivitetet duke filluar nga turniri ne futboll te vogël, programe festive nga shkollat fillore dhe ajo e mesme që mban emrin 28 nëntori, por ky aktivitet u kurorëzua edhe me akademinë solemne që u mbajt mbrëmë në qendrën për kulture në Dibër.
Kreu I Dibrës Ruzhdi Lata I cili gjatë fjalimit të tij përkujtoi meritat e dibranëve që kontribuan në shpalljen e pavarsisë të shtetit shqiptar si Haxhi Vebi Dibra, Sherif Lang dhe Dom Nikoll Kaçori, por gjithnjë duke dëshmuar edhe për zhvillimin e ndërgjegjes politike kombëtare të të gjithë popullit shqiptar, në angazhimin e tij drej bashkimit të trojeve shqiptare.
28 nëntori u shoqërua edhe me ndarjen e mirënjohjeve për kontributin e dhenë në ndërtimin e shëtitores së Dibrës ku meritë ka edhe Televizioni I Maqedonisë program I dytë në gjuhën shqipe dhe vënien e luleve të freskëta nga këshilltarët e këshillit komunal të Dibrës tek shtatorja e Skënderbeut dhe tek ilimununistët Said Najdeni dhe Josif Bageri.
ATLI DEMA
