Formula 1

Rosberg I pari në provat zyrtare në Abu Dhabi

28.11.2015 16:56

Nico Rosberg ka dalë i pari në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabit...

Piloti gjerman arriti i pari në finish, duke lënë mbrapa Lewis Hamilton dhe Kimi Raikkonen.

Kjo është hera e gjashtë radhazi që Rosberg del i pari në provat zyrtare, ndërsa synon fitoren e tretë radhazi në garën e se dielës.

Nico Rosberg preku finishin në kohën 1:40.237, ndërsa shoku i skuadrës, Lewis Hamilton ishte vetëm 0.377 sekonda më i ngadalshëm.  Raikkonen mbylli provat në vendin e tretë, me pothuajse një sekondë ngecje ndaj Rosbergut,, ndërsa Sergio Perez i Force India  nesër do të niset nga pozita e katërt.

Nga ana tjetër, ngasësi I Ferrarit, Sebastian Vettel dështoi totalisht dhe u eliminua që në minisesionin e parë. Gara për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, e fundit në sezonin e sivjem të Formulës 1, në program është nesër, me fillim në orën 14.00.