Blerina Seferi fituese e kupës së Gjermanisë në xhudo
Xhudistja ynë Blerina Seferi, arriti një rezultat të shkëlqyeshëm, duke e fituar kupën e Gjermanisë për seniore...

16 vjeçarja me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës, edhe pse ishte ndër më të rejat nga të gjitha konkurueset në kategorinë deri më 52 kilogram, në fund ia doli që me disa paraqitje të shkëlqyeshme, me plotë meritë të fitoj medaljen e artë.
Sukses ky ndër më të mëdhenjt për Seferin dhe shumë I rëndësishëm, me të cilin dëshmoi se lëndimi që e pësoi në Kampionatin Europian në Sofje para disa muajsh, veq më është e kaluar.
Ajo, në rrugëtimin e saj drejt këtij suskesi të madh, kaloi pesë pengesa, ndërsa në finale u takua me Lena Wilkes, të cilën e mundi pa shumë vështirsi, me 7-0 në pikë.
Paraprakisht, në raundin e parë ishte më e sukseshme se Amarah Grotsh. Më pas fitoj Tanja Schmadelin. Në çerekfinale eliminoj Kim Altkom, ndërsa në gjysëmfinale, Blerina mposhti edhe një kundërshtare të saj të fortë, Diana Sub.
Duhet cekur që xhudistja jonë, në të gjitha paraqitjet dominoi plotësisht dhe të gjitha pesë luftat I fitoj me rezultat bindës.
Blerina Seferi, këtë sukses e korri në mesin e mbi 20 garueseve, një fakt tjetër që flet për arritjen e madhe të 16 vjeçares.
MUSTAFA ADEMI
