Maqedoni

Reçan, qendrа memoriale për dëshmorët e kombit në manifestimet në Reçan, merr pjesë edhe Thaçi

28.11.2015 17:12

Me rastin e ditës së flamurit në feshatin Ruçan të Gostivarit u përërua qendren memoriale e deshmorëve të masakres se Reçanit...

Me rastin e ditës së flamurit në feshatin Reçan të Gostivarit u përurua qendra memoriale e deshmorëve të masakres se Reçanit, të kryer nga serbet ne vitin 1913 dhe njëherit u vendos permendoja e heroit kombëtar Aqif Kros- Racani i lindur  në vitin  1904.
 
“Në këtë memorial janë të përfshirë edhe emrat e të vrarëve në vendin  e quajtur masakra e Manastirit, kujdes i vaçantë është dhënë të gjithë të vrarrëve nga viti 1913 deri më sot", shprehet kryetari i këshilit iniciativ Nasir Rustemi.
 
“Pas shuarjes së kryengritjes Reçanasit pësuan masakrën e njohur në histori si masakra e Reçanit ku do të pushkatohen mbi 100 persona nga ky fshat. Kemi arritur t’i evidentojmë rreth 62 emra e këtyre martirëve por në fakt  na prêt një punë akoma më e madhe që këto t’i evidentojmë edhe në të ardhmen”, shprehet historiani Nebi Dervishi.
 
Serbet kanë kryer këtë masakar me armatim të rënd nëpër shtepi dhe rrugë. Kanë vrarë mbi 90 shqiptar dhe kanë djeg një pjesë të konsiderueshme të fshatit. Amaneti i ballistit Aqif Reçani sot është realizuar, tha stërnipi i tij.                                                                 
“Brezë pas brezi, gjenerat pas gjenerate do të përcillet qëllimi I luftës dhe amaneti I heroit kombëtarë ballist Aqif Reçani dhe shokëve të tij. Dua të rikujtojë disa fjalë të ballistit Aqif Reçanit ku shpesh thoshte mos e lini ferrën që të rritet se po u rrit ti nxjer syt", shprehet sternipi i heroit kombëtare Aqif Krosi, Aqif Arifi.
 
Këtë manifestim u organizuar nga mërgata shqiptare e këtij fshati, ndërsa mbështetje për këtë dha edhe komuna e Gostivarit. Në këtë manifestin mori pjesë edhe një delegacion i PDSH-së i kryesuar nga lideri i partisë Menduh Thaci
 
“Sot është shpallosja e shtatorës së komandatit më të madh të kombit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë Aqif Reçani. Ajo më gëzon shpirtërisht për shkak se unë e kam pasur fatin si kryetar gjat mandatin tem që tëngriten dy shtatore të dy herojëve kombit tonë në Maqedoni  Xhem Hasa  dhe Aqif Reçani në Reçan kjo më bon shpirtin mal", shprehet kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
 
“Të gjithë ne në thojza të modernizimit të politikës se nuk guxojm t’i zbehim këta figura dhe nuk guxojm ta zbehim festën e gjithë shqiptarëve 28 nëntorin, besoj se ju do ta bindëni të gjith shqiptarët se këto buste dal nga ndale duhet lëvizin nga qendrae Gostivarit, të Tetovës dhe qendra e Shkupit”, shprehet kryetari i PDSH – së, Menduh Thaçi.
 
Pas masakrës së vitit 1913, në këtë fshat për tre vite me rradh nuk ka jetuar asnjë banor. Aqif Krosi- Reçani njihet si një ndër luftëtarët me të guximshëm dhe bashkëpunëtor i Xhemë Hasë-simnicës, të cilët në mënyrë tinëzare i kanë likuiduar bashkëpuntorët e UDB-së në fshatin Vranjovcë.
 
Ai që në fillim ka pasur të qartë iden se krijimi i Shqipërisë entike mund të arrihet vetëm me anë të luftës kundër pushtuesit italian dhe më vonë kundër forcave partizane. 
 
REXHEP QAMILI