Maqedoni

Kumanovë: Dita e Flamurit me koncert dhe futboll

28.11.2015 17:34

Për dallim nga vitet e kaluara, Kumanova sivjet, ditën e flamurit e shënoi në mënyrë simbolike...

Dy aktivitetet  e vetme ishin Koncerti festiv në Pallatin e kulturës dhe turneu mbarë kombëtar në futboll të vogël. 
 
Në sallën përplot të mbushur të Pallatit të kulturës u mbajt manifestimi qëndror për shënimin e Ditës së flamurit, Referatin mbi rëndësinë e kësaj date të rëndësishme kombëtare e paraqiti Hajrulla Halili.
 
Më pas anëtarët e AKV “ Bajram Shabani “ nga Kumanova shfaqën një program të pasur festiv me këngë dhe valle. popullore si dhe folklorike nën udhëheqjen e drejtorit artistik Ilir Latifi dhe koreografit Mustafa Ebibi. 
 
Për nder të Ditës së flamurit , në organizim të Klubit të futsallit “ Ilirët “ u mbajt edhe një turne mbarëkombëtar në futbioll të vogël, me pjesmarrjen e ekipeve edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi  dhe Lugina e Preshevës.
 
Fitues i turneut mbarë kombëtar doli  KS “ Ali Dema” nga Shqipëria, vendi i dytë i takoi FC “ Rahovica” nga Lugina kurse i treti “ Ilirët “ nga Kumanova. 
 
NEXHAT AQIFI