Botë

Pas protestës së opozitës në Prishtinë, arrestohet Albin Kurti dhe mbi 90 aktivist të tjerë

28.11.2015 17:56

Në festën kombëtare të 28 nëntorit opozita në Prishtinë në një protestë ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh ka kundërshtuar edhe njëherë fuqishëm...

Në festën kombëtare të 28 nëntorit opozita në Prishtinë në një protestë ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh ka kundërshtuar edhe njëherë fuqishëm marrëveshjen për asociacionin për komunat serbe dhe demarkacionin me Malin e Zij. 

Opozita e bashkuar është garanci se kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë ka deklaruar para të pranishmive ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, I cili nuk ngurroi të merr pjesë në protestën e opozitës edhe përkundër fletëarrestit të ngritur pas hedhjes së gazitlotsjellës në kuvend, pikërisht për të kundërshtuar dy marrveshjet. 

Por kjo pjesmarrje I ka kushtuar Kurtit me rënien në duart e policies, e cila realizoi një operacion arrestimi në selinë e Vetvendosjes pas përfundimit të tubimit.Madje nga Vetvendosje kanë njoftuar se  Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë të sajë, disa prej të cilëve janë lënduar rëndë, siç thuhet, nga dhuna brutale policore. 

“Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, thonë nga Vetëvendosje. 

Por policia e kosovës ka paraqitur versionin e sajë  sipas të cilës “Një grup prej disa personave kanë qëndruar para selis duke protestuar dhe duke penguar zyrtarët policor në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, ku gjatë veprimeve policore janë arrestuar disa prej tyre të cilët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor”.

“Bazuar në dyshimet se personi i kërkuar me Urdhër Arrest  Albin Kurti dhe persona të tjerë gjendet brenda në objektin e selisë së Vetëvendosjes, njësitet relevante policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent janë detyruar të veprojnë brenda në objekt për të realizuar dhe zbatuar Urdhër Arrestetin”, thonë nga policia. 

Intervenimin e Policisë në selinë e Vetëvendosjes e kanë kundërshtuar dy partite tjera opozitare AAK dhe Nisma për Kosovën të cilat njëherit kanë kërkuar lirimin e deputetëve dhe aktivistëve opozitarë që janë arrestuar. 

NAIM SINANI