Maqedoni

Nderohet ministri i Vlorës, Mehmet Deralla

28.11.2015 18:05

Nën patronazhin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, kjo parti manifestimin qendror, me rastin e festës së flamurit kombëtar, e mbajti në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit...

Manifestimi, I paralajmëruar si aktivitet bartës në nivel republikan, filloi me vendosjen e luleve tek Monumenti I dëshmorëve të kombit të këtij fshati, si dhe tek busti i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Mehmet Pashë Deralla që është vendosur  në po këtë fshat.
 
Manifestimi qendror u mbajt tek salla e re e sporteve në këtë fshat, e cila u emërua me emrin e Mehmet Derallës.  Kryetari I Vrapcishtit Bajram Kadrija , theksoi rëndësinë e kësaj dite që festohet në vendinlindjen e Derallës. 
 
Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, kujtoi kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, dhe udhëheqësit kosovarë Mustafa dhe Thaci, se ky nëntor sivjet është më I bukur në Gradec, në vendlindjen e ministrit të parë të mbrojtjes, në qeverinë e parë shqiptare, Mehmet Pashë Deralla.
 
Manifestimi qendror, me rastin e shënimit të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, përfundoi me një program kulturo artistik.  
 
LULZIM HAZIRI