Futboll
LPFM: Nesër në program ndeshjet e xhiros së 16-të
28.11.2015 18:32
Në terenet futbollistike në vendin tonë, gjatë ditës së nesërme, do të luhen ndeshjet e xhiros së 16-të në kuadër të shoqërisë elitare...

Në terenet futbollistike në vendin tonë, gjatë ditës së nesërme, do të luhen ndeshjet e xhiros së 16-të në kuadër të shoqërisë elitare, me ç`rast kjo ditë do të kaloj në shenjë të dy derbi ndeshjeve që do të përballin mes vete skuadrat nga Shkupi dhe Tetova.
Duel më interesant pritet të jetë ai në Kërçovë, ku Shkëndija do të pret Rabotniçkin, ndërsa në kryeqendër, Renova do të jetë mysafir i Vardarit.
Ndërkohë, Shkupi, në kërkim të vazhdimit të serisë së rezultateve positive, në Çair do të kërkoj tri pikë të plota ndaj Sileksit. / Mustafa Ademi
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 16-të
Nesër, ora 13.00
Shkëndija – Rabotniçki
Shkupi – Sileksi
Vardari – Renova
Metalurgu – Turnova
Mlladosti – Bregallnica
