Botë

Katër policë të vrarë në Egjipt

28.11.2015 19:00

Persona të panjohur të armatosur qëlluan katër policë gjatë një sulmi jo larg Kajros, shkruan edicioni elektronik i gazetës "Ahram" njoftoi DPA...

Sulmuesit e maskuar kanë qenë në motoçikleta dhe kanë hapur zjarr ndaj një pikë kontrolli të forcave të sigurisë në Giza, pas çka janë arratisur.
 
Asnjë grup tani për tani nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
 
Sulmi është kryer katër ditë, pasi shtatë persona, përfshirë edhe dy gjykatës, katër policë dhe civilë, e humbën jetën në një sulm me bombë në pjesën veriore të gadishullit Sinian. Dega e SHi-së e mori përgjegjësinë për këtë sulm./mia