Botë

Erdogan: Dëshiroj të mos e kishim rrëzuar aeroplanin rus

28.11.2015 19:40

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se i vjen keq për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus nga ana e Aviacionit ushtarak të Turqisë...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se i vjen keq për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus nga ana e Aviacionit ushtarak të Turqisë dhe se dëshiron kjo ngjarje aspak të mos ndodhte.
 
"Dëshiroj të mos ndodhte kjo, por ndodhi. Shpresoj se diçka e tillë nuk do të përsëritet" deklaroi Erdogan në fjalimin para një grupi mbështetësish të tij.
 
Por edhe krahas keqardhjes së shprehur, Erdogan qëndron nën mbrojtjen e armatës turke dhe dërgoi kritika ndaj Rusisë lidhur me aktivitet e saj në Siri.
 
Erdogan njëherit shfaqi edhe shpresën se takimi i tij eventual me presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së ardhshme për klimën në Paris do të kontribuonte për uljen e tensioneve mes të dy vendeve./mia