Maqedoni

Në 24 orët e kaluara në Tabanovcë kanë dalë 3.663 persona me tren

29.11.2015 12:13

Në Tabanovcë në 24 orët e kaluara (të shtunën 0:00-24:00) arritën dhe u larguan gjithsej 3.663 persona, të gjithë me tren...

Në Qendrën e përkohëshme tranzit në Gjevgjeli momentalisht janë regjistruar 600 persona, që janë në përgatitje që të nisen me tren, ndërsa për regjistrim janë përgatitur rreth 100 persona.
 
Në anën greke, në kufirin kota 59 momentalisht nuk ka refugjatë. Ka vetëm 2.000 migrantë ekonomikë, të cilët deri tani janë të qetë./mia