Maqedoni
Mjegull në rajonin e Tetovës, dukshmëria prej 50 deri në 100 metra
29.11.2015 12:47
Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në rajonin e Tetovës, informojnë Automoto Lidhja e Maqedonisë...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
