Botë

Varrezë masive është zbulur në qytetin irakian Sinxhar

29.11.2015 12:51

Autoritet në qytetin irakian Sinxhar njoftuan se në rrethinën e tij është zbuluar një varrezë masive me 113 trupa...

Autoritet në qytetin irakian Sinxhar njoftuan se në rrethinën e tij është zbuluar një varrezë masive me 113 trupa, për të cilët supozohet se janë të pjesëtarëve të pakicës jezide, njoftoi DPA.
 
Sipas burimeve të njëjta, masakrën e jezidëve e kanë kryer pjesëtarët e grupit xhihadist Shteti Islam (SHI), të cilët e pushtuan Sinxharin në gusht të vitit të kaluar dhe e mbajtën nën kontrollin e tyre deri në fillim të këtij muaji, kur ju bë presion nga qyteti nga forcat e kurdëve irakianë.
 
Varreza masive është zbuluar në fshatin Kana në 12 kilometra në jug nga Sinxhari.
 
Sipas një përfaqësuesi të autoriteteve lokale të gjithë trupat në varrezën masive kanë pasur plagë armësh.
 
Sinxhar gjendet në rrugën kryesore që e lidh bastionin e SHI-së në Irak, qytetin Mosul, me pjesët e Sirisë që është nën kontrollin e xhihadistëve.
 
Jazidët janë pakicë fetare në Irak, besimi i të cilëve bazohet në Zoroastroizëm./mia