Botë
Pekini i mbuluar me smog të dendur
29.11.2015 13:06
Ndotja e ajrit në Pekin arriti nivel të rrezikshëm, për ç'arsye Ministria kineze e Mjedisit Jetësor u rekomandoi qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevoja më të mëdha...

Shumë pjesë të Kinës në ditët e fundit janë mbuluar me smog të dendur edhe krahas përpjekjeve të autoriteteve për pastrimin e ajrit.
Niveli i smogut në Pekin në mënyrë drastike u rrit në dy ditët e fundit, që solli edhe deri në ulje të konsiderueshme të dukshmërisë.
Siç njoftoi DPA, ndotja e ajrit në Pekin është 15 herë më e lartë nga niveli i lejuar maksimal sipas standardeve të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH).
Koncentrimi i mikrogrimcave më të vogla prej 2,5 mikrometra dje arrinte 356 mikrogramë në metër kub. Niveli i lejuar maksimal i këtyre grimcave, sipas OBSH-së është 25 mikrogramë në metër kub.
Ekspertët paralajmërojnë që shkalla e ndotjes në Pekin të vazhdojë të rritet deri të martën, kur pritet qyteti të përfshihet nga një erë e fuqishme, e cila duhet ta pastrojë smogun./mia
